Braçe vazhdon denoncimet, edhe pse është thjesht një nga 83 deputetët e maxhorancës (dhe jo anëtar kabineti)

Deputeti socialist, Braçe, ka akuzuar edhe sot “aferat” e qeverisë në ikje, siç ka bërë dhe shumë herë të tjera.
“Po konsumohet grabitja e fundit!! Sapo u vura në dijeni se Ministria e Ekonomisë po përfundon operacionin e fundit të grabitjes dhe tjetërsimit të pronës publike tek njerëzit politikë të regjimit, klientela e tyre politike dhe e biznesit!! Kjo nuk falet më. Po shiten duke shkelur çdo ligj e rregull, prona publike nën administrim të bashkive, komunave, ministrive, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Po shiten prona në bregdet- duke përfshirë reparte ushtarake e objekte turistike, godina publike gjithfarësh- duke përfshirë edhe ato me funksione të rëndësishme publike në arsim e gjetke. Në krye të operacionit qëndron Drejtori i Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, një tjetër njeri me mbiemër politik. Sapo mbylla një bisedë telefonike me të në cilësinë e deputetit të Divjakës, zonë ku po kryhet njëri prej privatizimeve e për më tepër, pa miratimin e Bashkisë, e cila është pronarja e objekteve që po shet qeveria e Sali Berishës!! I bëra të qartë se, çdo gjë është e paligjshme, e turpshme dhe ai personalisht do të përgjigjet deri më një”, shprehet Braçe.
Braçe bën mirë që merr guximin ët denoncojë, por, tanimë që ka dhe një kabinet në pritje, nuk do ishte keq që “ushtarin e vogël të perandorisë”, Braçe, ta mbështesin edhe ata që tashmë kanë përgjegjësi direkte për shtetin dhe ekzekutivin, më saktë, anëtarët e rinj të kabinetit.
k.c.
Comments
Bracja eshte i
<p>Bracja eshte i pazevendesueshem. Mund te jete mbase i vetmi i paperlyer ne ate parlament. Kam frike se do perpiqen ta nxjerrin jashte loje.</p>
Brace eshte nje general
<p>Brace eshte nje general sypatrembur jo "ushtarii vogel i perandorise". Eshte nje nga te paktet qe ka kundershtuar dhembperdhemb banditin kriminel sali berisha ne te gjithe aferat korrutive, vjedhjet dhe vrasjet. Nuk ka rendesi fare nese eshte ne kabinet apo jo (kur do t'a ndryshojme kete mentalitet...uroj gjate qeverisjes Rama ku te taposim ne kokat tona qe ministrat e kryeministrat nuk jane zoti e super njerez por jane atje te privilegjuar per ti sherbyer kombit atdheut dhe popullit te tyre...jo si banda e kriminelit berisha qe i rropi te gjithe). Falenderim Erion Braces qe perpiqet me konseguence ne pastrimin e ambjentit te qelbur te politikes nga bandite e hajdute si keto qelbesirat qe po ikin dhe po bejne dema te pallogaritshme edhe ne oret e fundit te pushtetit.</p>
Partia Socialiste ka nevoje
<p>Partia Socialiste ka nevoje per nje krah te majte ne gjirin e saj, se me duket se Rama eshte shume i moderuar. Braçe eshte nje nga elementet me luftarake, te ndershem dhe te guximshem qe ka PS-ja sot. Por mendoj se ai ua prish qetesine shumekujt ne PS, prandaj do te vije nje dite kur do te perpiqen t'ia mbyllin gojen.</p>
Respekte per Erjon Bracen.
Respekte per Erjon Bracen. Sebashku me pak figura te tjera ne politike eshte i paperlyer dhe i vetmi qe ka kellqet te denoncoje gjerat ashtu sic jane.
Add new comment