Thyhet ëndrra e Skënderbeut. Çernomorets kualifikohet në penalltinë e 9-të

9 penallti janë gjuajtur për secilën skuadër në fund të 120 minutave, për t’i dhënë kualifikimin Çernomorets-it në një ndeshje dramatike. Orgest Shehi ka pritur 2 penallti, për të shpëtuar 2 herë skuadrën, por gabimet e kroatit Radas, dhe afrikanëve Orelesi dhe Nimaga ua dhanë mundësinë e kualifikimit ukrainasve.
Ndeshja u shoqërua vazhdimisht me qendër zëri, prej nga u kërkohej tifozëve të mos luanin me lazera, të mos u binin bilbilave, etj, ndërsa tifozët shpalosën banderolat “Forca Ujqërit e Dëborës” dhe “Agim Zeqo, krenaria e Korçës”.
Skuadra tjetër shqiptare për një vend në ndeshjet në grupe të UEFA Champions League, Kukësi, u largua me kokën lart nga gara pas humbjes 1:3 me Trabzonsporin në Turqi (ndeshja e parë 0:2).
Ne.Su.
Për më shumë:
http://www.panorama-sport.com/lajmi-kryesor/kukesi-te-pamunduren-skenderbeu-per-te-hyre-ne-histori/
Add new comment