Qeveri e re, me ministri të reja, me detyra të reja, pse jo…edhe me seli të reja

Pasi ka ndryshuar strukturën e disa ministrive, Rama ka vendosur të ndryshojnë edhe selitë e tyre. Financat, Ekonomia dhe Mbrojtja do të lëvizin nga dikasterët aktuale. Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset tek Shkolla e Bashkuar. Ambientet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë do të ndahet në dy ministry, për shkak të hapësirës së madhe dhe mundësisë që ofron, duke pasur dy hyrje. Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të zhvendosen atje. Ndërsa është menduar që Ministrat e Shtetit të funksionojnë pranë Kryeministrisë. Inovacioni dhe Administrata Publike, Ministria për Çështjet Vendore ajo për për Marrëdhëniet me Parlamentin do të vendosen tek Ministria aktuale e Financave. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të vendoset të Ministria aktuale e Punës, ndërsa ende mbetet e paqarte se ku do të vendoset godina e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Pjesa tjetër e ministrive, që nuk ka ndryshuar strukturë do të mbeten në të njëjtat godina.
Zh.
Comments
Keshtu e ka zakon shqiptari i
<p>Keshtu e ka zakon shqiptari i prapambetur, sipas fjales se urte qe me thoshte gjyshja ime "prift i ri me kartëra te reja" ose si ajo historia me hoxhen e ri ne fshat qe pyeti si i nxirrnit arkivolet me hoxhen para meje dhe kur i thane me koken perpara u pergjegj : tash e tutje do ti nxirrni me kembet perpara.</p>
Add new comment