“Shit çfarë shitet dhe merr çfarë merret”, aksion masiv i qeverisë në ikje për tjetërsimin e pronave publike dhe tenderave

Sa më shumë afron dita e largimit nga pushteti, aq më shumë ngutje ka për të shitur ç’ka shitet dhe për të marrë ç’ka merret. Ministri në ikje i Ekonomisë, Florion Mima ka firmosur të enjten privatizimin e disa pronave njëherësh që nisin me konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale, ndërsa zyrtarisht Ministria e Ekonomisë nuk jep asnjë përgjigje. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se veç Konviktit të Gjuhëve të Huaja, Ministria ka firmosur privatizimin edhe të kabinave të plazhit në Divjakë.
Më datën 16 gusht 2013, Këshilli i Ministrave ka lejuar Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë procedurat e prokurimit, të cilat kapin vlerën e rreth 3 milionë dollarëve, ose 3 miliard lekë. Vendimi ka hyrë në fuqi që në momentin e miratimit!!!! Ishte ministri Halim Kosova ai që akuzoi dhe kritikoi paraardhësit e tij se kishin zhvilluar 1 miliard lekë tendera brenda një nate, ndërsa vetë, në vrap e sipër, bën afera të tilla.
Sot dëgjuam këto, nesër me siguri do të dalë ndonjë gjë tjetërtjetër, se, siç thotë populli, nata mbars dhe dita pjell, ndërsa votuesit mendojnë në këtë rast se sa e drejtë dhe e çmuar paska qenë vota e tyre për këta lloj qeveritarësh.
Zh.
Comments
Treçerekun e vilave të
<p> Treçerekun e vilave të Divjakës e ka në përdorim me konçesion Arqile Gorea. E kuptoni tani se kush bëhet pronar i tyre? Arqile Gorea, kush tjetër?</p>
Add new comment