Konfidenciale: Piku i të vjelave në Lazarat, por për policinë s’përbën më objekt goditjeje, as për mediat s’përbën më lajm!

Megjithëse ka filluar rëndshëm puna për vjeljen dhe përpunimin e dorës së parë të bimës magjike, Lazarati këto ditë duket më i qetë se kurrë. Dhe kush e thotë këtë? E thotë një miku ynë, banor i fshatit, i kontaktuar me telefon nga Respublica.al, i cili lutet të mbetet anonim, pasi e kanë të ndaluar të nxjerrin informacioni jashtë. Burimi anonim shton se kjo qetësi e ky normalitet brenda fshatit vjen falë një mekanizmi të çuditshëm administrimi dhe vetërregullimi të gjërave, që vështirë ta gjesh gjetkë, edhe në ekonomitë më të organizuara kapitaliste. Secili, që nga më i vogli e deri te më i madhi, që nga ai që e ka shtëpinë në fund të fshatit dhe ai që e ka në krye, e di se çfarë bën dhe si duhet ta bëjë, qoftë për vigjilencën, qoftë edhe për të tjerat. Bosët i kanë ndarë detyrat. Dhe porosia është vazhdoni qetë, pa frikë dhe pa e çarë kokën, ka kush mendon për të tjerat.
Pyetjes se si do ta përballojë fshati presionin e policisë, burimi i informacionit thotë se ky problem nuk është as i ri dhe as i panjohur, kështu që përvoja nuk mungon. Policia bën “gjasme” me ndonjë inkursion të vogël mbi Kordhocë, por fshatarët janë të bindur se asgjë nuk ka për të ndodhur. Madje ata nuk kanë fare nge të merren me këto gjëra, pasi kanë shumë punë. Prodhimi është tepër i mbarë sivjet. Dora e parë është pjekur dhe po manipulohet nëpër stalla e plevica, ndërsa dorës së dytë, po t’i bjerë edhe një shi, nuk do të futet dot brenda, mbyll bisedën anonimi, duke shtuar: Fola shumë, por e di me kë flas, pasi, me sa kam parë, ju të Respublicës jeni të kujdesshëm dhe të ekuilibruar në informacion!
Z. Hoxha
Comments
epo kjo duhet te na jape te
<p>epo kjo duhet te na jape te drejte te gjitheve te mbjellim ne shtepite tona.</p>
Add new comment