Apollon Baçe, si Imami, kazmën vlerave kombëtare, dhe këtë e ka bërë vazhdë, thotë Top Chanel

Postuar në 30 Gusht, 2013 13:01

Në listën si Monument Kulture, me një vendim të Institutit të Monumenteve të Kultutës, ish-drejtori i këtij institucioni Apollon Baçe, shtatë vjet më parë ka firmosur që vila në zemër të bllokut në Tiranë, e njohur si Vila Kareco apo Vila 32 të kthehet në Monument Kulture, staus që e gëzon edhe sot. Pas 7 vjetësh, tani që do të marrë këmbët në të praptë, është po ky Apollon Baçe, përsëri drejtor i Institutit të Monumeneve që më datën 11.07.2013, formulon një shkresë ku i propozon ministrit të K,ulturës Visar Zhiti për t’ia hequr statutusin  objektit si “trashëgimisë kulturore”. Me të drejtë lind pyetja. Përse për zotin Bace ky objekt në vitin 2007 përmbante të gjitha vlerat për t’u quajtur trashëgimi kulturore, ndërsa 7 vite më pas, sipas tij, nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike? Sakaq Ministria e Kulturës drejtuar prej ministrit në detyrë Visar Zhitit po për këtë çështje hesht. Në të tilla kushte mbetet e paqartë nëse ministri Zhiti e ka pranuar këtë propozim  të institutit të monumenteve. Një pranim i mundshëm i këtij propozimi të Apollon Baçes prej ministit Zhiti do të thotë një monument kulture më pak për Tiranën dhe ndoshta një pallat më shumë në të ardhmen, thuhet në lajmin e Top Chanel!

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.