Përsëri mbi Sirinë, po bëhet i pashmangshëm sulmi. Ja pikat (vendet) nga do të sulmohet

Çdo orë që kalon dhe po piqet mendimi se sulmi ushtarak mbi Sirinë po bëhet i pashmangshëm, ndërsa forcat dhe mjetet që do të marrin pjesë në këtë operacion janë në gatishmëri të plotë. Njohësit e situatës japin disa mundësi për goditje:
- Kalimi i avionëve mbi hapësirën e ndonjërit prej vendeve të Gjirit: Arabisë Saudite, Jordanisë, apo Irakut. Ndërkohë që ndërhyrja me trupa tokësore do të ishte edhe më e vështirë.
- Anijet luftarake mund të mbeten në zonën e ujërave ndërkombëtare, rreth 20 kilometra larg bregdetit. Pikërisht kjo edhe po ndodh. Anijet e aleatëve, që janë nisur në këto rajone kanë në bord 96 raketa të tipit "BGM-109 Tomahaëk". Këto raketa mund të hidhen në një largësi deri në 2500 kilometrash. Caqet në Siri mund të arrihen edhe prej bartësve të avionëve në Gjirin Persik dhe në kepin e Afrikës, ku po ashtu ka raketa Tomahaëk.
- Mendohet se francezët do të marrin pjesë me një nëndetëse atomike, e cila edhe më tej mbahet sekrete, si dhe një bartëse avionësh, e cila ende është në territorin francez. Britanikët mund të shkrepin raketat e tyre me Tornado në largësi prej më shumë se 200 kilometra, që do të thotë se pilotët nuk janë në rrezik nga kundërsulmet siriane. Nga bazat në Qipro ato mund të arrijnë territorin e Sirisë brenda 20 minutash.
- Armët ajrore amerikane, që janë të stacionuara në Kreta të Greqisë, mund të përdoren po ashtu për këto aksione.
- Një bazë të madhe ushtarake amerikanët e kanë edhe në Turqi. Nga aeroporti ushtarak Incirlik, të cilin e përdorin edhe forcat britanike, deri në territorin e Sirisë ka vetëm 120 kilometra, ndërsa deri në Damask 400 kilometra.
Zh.
Add new comment