The Ekonomist: Shqiptarët mezi presin, Edi Rama fitoi se ofroi rilindje, ndryshe…

Ndonëse shqiptarët do të duhet të presin mbledhjen e parlamentit më 9 shtator, shpresat për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe Partinë Socialiste janë që tani shumë të mëdha për një “Kamelot të ri” (kështjella legjendare ku mbreti Artur mblidhej me kalorësit e tij), siç thotë një zyrtar i huaj. Qeveria e re është e tillë edhe sa i takon moshës së ministrave të saj. Në kabinet janë gjashtë gra dhe njëra është në detyrën e ministres së Mbrojtjes. Disa ministra, si psh, Erjon Veliaj, që më parë kanë drejtuar suksesshëm grupe antikorrupsion, janë kualifikuar jashtë politikës qendrore, shkruan The Ekonomist.
Duke argumentuar situatën e para zgjedhjeve në Shqipëri, The Ekonomist, vazhdon: Edi Ramës i duhet të lëvizë shpejt. Të mëdhenjtë e partisë janë të pakënaqur: ata presin që të rimarrin vendet e punës pas zgjedhje. Por do të duhet të lëvizin përpara tani, ashtu sikurse do bëjë Ilir Meta, partner dhe në praktikë bashkëkryeministër me Ramën , sikurse thonë disa. Partia e tij më e vogël, rrëzoi qeverinë e mëparshme. Një Kamelot me karakteristika shqiptare.
I plotë shkrimi në http://gazetadita.al/te-mbledhur-te-gjithe-bashke-ne-kamelotin-e-ri/
Zh.
Comments
"... shkruan The

"... shkruan The Ekonomist."

"the eKonomist"? Kush/cfare eshte ky? Apo rezultati i telefonit te prishur nga The Economist tek "Gazeta" Dita tek ResPubliKa?!

"siç thotë një zyrtar i huaj": As Wikipedia s'pranon standarte te tilla burimesh anonime. Apo thuaj, ku Wikipedia e ku gazetaria shqiptare?! Ketu fillon te dyshosh se the eKonomist nuk eshte The Economist

"Erjon Veliaj (ka) drejtuar suksesshëm grupe antikorrupsion"? Cilat grupe antikorrupsioni? Veliaj nuk dihet te kete kritikuar suksesshem korrupsionin, as perpara, as per sa kohe eshte ne PS. Eshte akuzuar vete per keqmenaxhim fondesh, nje forme korrupsioni kjo, dhe ka heshtur gjate skandalit korruptiv te LSI-se, i cili i parapriu protestes se 21 janarit. "Drejtuesi i suksesshem Erjon Veliaj" eshte ne vetvete nje oksimoron. Kualiteti i vetem i te rinjve te PS-se ne qeveri eshte besnikeria e tyre ndaj Rames, sic e qellonte para pak kohesh nje gazete austriake.

"Të mëdhenjtë e ... pakënaqur ... presin të (punësohen). Por do të duhet të lëvizin përpara tani, ashtu sikurse do bëjë Ilir Meta". Vete koncepti Meta, i fituari real i ketyre zgjedhjeve, eshte shperblimi i besnikerise ndaj tij me vende pune dhe llokma nga buxheti i shtetit. Keshtu qe te ecesh perpara ne sensin e Metes dmth. pikerisht te kerkosh te shperblehesh nga partia-pushtet me shpenzimet e taksapaguesit.

Kur sheh se qeveria e ardhshme do te perbehet ose nga ministra qe kane qene deri para pak javesh ministra, ose nga politikane, kualiteti i vetem i te cileve eshte te reflektojne mendimin e shefit te tyre, kjo qeveri mund te kualifikohet jo si Kamelot, por si Kameleoni Shqiptar.

Sa eshte paguar "The

Sa eshte paguar "The Economist" apo Tony Blair per te shkruar keto broçkulla???

Add new comment