Orët e largimit po afrojnë dhe Berisha e ka të qartë se ç’duhet të bëjë, heq në fillim drejtorët dhe këshilltarët

Sipas një urdhri të dhënë disa ditë më parë nga vetë kryeministri në detyrë Sali Berisha, të gjithë drejtorët aktualë të qeverisë pritet të japin sot dorëheqjen. Sipas urdhrit të brendshëm, këshilltarët dhe drejtorët, duhet që deri sot, datë 31 gusht, të lirojnë zyrat e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama. Urdhri nënkupton në mënyrë të qartë dorëheqjen pa përjashtim të drejtuesve që mbajnë poste politike, që kanë punuar me z.Berisha dhe në këtë rast urdhri nuk ka të bëjë me pjesën tjetër të administratës civile të Kryeministrisë. 18 këshilltarë dhe 5 drejtorë i kanë dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit. Nisur nga kjo, i gjithë stafi që i drejtohet urdhri i brendshëm i z.Berisha ka nisur nga puna për mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjeve që do t’u lihen mbi tryezë pasardhësve të majtë.
Zh.
Add new comment