Djali i ish presidentit të Kosovës, pas “Far Uestit” me pistoleta kërkon mbrojtje policore

Dukuria e bijve të politikanëve dhe konflikteve të armatosura që përkthehen në ngjarje të kronikës së zezë, edhe bërë tendencë edhe në Kosovë, duke zënë faqet e para të shtypit. Episodi i fundit përfshin djalin e madh të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Bardhyl Sejdiu (foto, i dyti nga e majta), i cili ka kërkuar mbrojtje 24-orëshe nga Policia e Kosovës. Kërkesa erdhi nga ai, pas përfshirjes në një përleshje të armatosur të martën në orën e para të mëngjesit në Prishtinë, siç njofton Koha Ditore. Por është interesante se Sejdiu Junior nuk ka treguar se nga kush dhe pse është rrezikuar, kësisoj mbeten mister rrënjët e konfliktit. Ai ka njoftuar policinë se është sulmuar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje në të cilën ndodheshin dy persona në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës. Ka thënë se ka shtënë me armë zjarri edhe ai në drejtim të tyre. Nga ana e saj, zëdhënësit e policisë po ashtu nuk kanë dhënë shumë detaje.
a.k
Comments
Fenomen shqiptar, por edhe i
<p>Fenomen shqiptar, por edhe i rrezikshem per demokracine...</p>
Add new comment