Kryebashkiaku i Kamzës lë pa lozur ekipin e vet, pas konfliktit me shefin e skuadrës

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Ziu, i njohur për emërtimet butaforike të rrugëve e shesheve, dhe për ca sms plot kolorit dërguar një ish punonjëseje të stafit bashkiak, do të njihet edhe për një episode të tretë: Nuk ka lejuar skuadrën e qytezës, me të njëjtin emër, të luajë në stadium ndeshjen e kampionatit sot me Luftëtarin e Gjirokastrës. Policia bashkiake e Kamzës mësohet se ka bllokuar derën e stadiumit duke mos lejuar skuadrat të hyjnë në stadium. Është fjala për një konflikt që ka filluar që vitin e kaluar, pasi bashkia pretendon të jetë pronare e këtij stadiumi, ndërsa i kërkon klubit të futbollit të paguajë për të luajtur aty. Prishja e marrëdhënieve të kryebashkiakut Xhelal Mziu me presidentin e Klubit të Futbollit të Kamzës Naim Qarri, ka çuar në këtë situatë. Nuk dihet nëse konflikti mund të zgjidhej ndryshe dhe nëse është negociuar, por duket se Mziu ka zgjedhur të godasë “atëherë kur dhemb më shumë”, kur fillon kampionati.
a.k
Comments
Per nje M qe ti se ve fjala
<p>Per nje M qe ti se ve fjala Mole behet Ole. Te tjerat shkruaji vete.</p><p> </p>
Add new comment