Paton Boggs braktis Shqipërinë, duke konfirmuar tërthorazi që lobonte për z. Berisha e jo për shtetin shqiptar

Postuar në 01 Shtator, 2013 09:42

Paton Boggs, kompania që zyrtarisht ishte punësuar për të lobuar për Shqipërinë ka “dhënë dorëheqje” nga shteti Shqiptar, sipas hulumtimeve të Shqip. Arsyeja? Humbja e Berishës në zgjedhje, çfarë tërthorazi konfirmon se kjo kompani ishte punësuar për imazhin e qeverisë së Berishës, edhe pse paguhej edhe me taksat e “popullit” të opozitës.

Të gjitha kontaktet për mbrojtjen e imazhit të qeverisë së Berishës janë kryer përgjatë kësaj periudhe nga dy kompanitë lobuese “Podesta Group” dhe “Patton Boggs”. Pra, nuk mjaftonte vetëm një kompani, por shteti shqiptar ka lidhur dy kontrata me të njëjtën fizionomi, duke shpenzuar në vit rreth 600 mijë USD. Përgjatë këtyre viteve, qeveria shqiptare ka derdhur në arkat e këtyre dy kompanive mbi 3 milionë USD.

“Patton Boggs” ishte një ndër firmat konsulente për qeverinë shqiptare për procesin e privatizimit të aseteve të rëndësishme kombëtare publike, si ARMO dhe “Albpetrol”. Për çështjen e “Albpetrol”, privatizimi u cilësua si një dështim i plotë, ndërsa për ARMO-n, “Patton Boggs” krenohet, pasi e cilëson si një sukses të plotë.

k.c.

 

Për më shumë në linkun:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/09/01/patton-boggs-braktis-lobimin-per-shqiperine-pas-humbjes-se-berishes/

(në foto: Berisha takohet me Frank Wisner të Patton Boggs)

Comments

Submitted by U.S.A (not verified) on

<p>E thefshin qafen edhe keta mafioze dhe parate e fituara nga djersa e shqiptareve, u dalshin nga syte!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.