Takim surreal i z.Berisha me një skulptor hollandez... Konkluzioni: vendosën të ndryshojnë emrin e Bjeshkëve të Namuna!

Postuar në 01 Shtator, 2013 15:28

Është gati surreal takimi që Kryeministri në ikje, z. Berisha, ka kryer me një skulptor hollandez, të quajtur Jaap van’t Veer. Fakti që ai e takon në javën e fundit të punës (edhe pse ka 10 vjet në Shqipëri), dhe jehona mediatike që iu bë (ishte thjesht një bisedë mes dy burrash të vjetër që shkëmbejnë kujtime për një mal), fakti që ai i bën një dhuratë, dhe mbi të gjitha, analiza që i bën z. Berisha veprës së dhuruar:

“Ne kete veper ai ka gdhendur historine e ngjitjes se kombit tone ne kohen e Skenderbeut, rrezimin e tij gjate pushtimit osman, diktatures hoxhiste dhe ringritjen e tij ne maja me te larta pas permbysjes se diktatures komuniste”. Është thjesht një djalë që kërcen mbi gur.

Më tej, surrealja shkon te biseda ku z. Jaap van’t Veer propozon t’i ndërrohet emri shekullor Bjeshkëve të Namuna, dhe Kryeministri në ikje bie shumë dakort:

 “Miku im Jaap jetonte prej dhjete vitesh ne Alpe, ku une kam kaluar atje 27 vera te femijerise dhe rinise sime duke u ngjitur ne majat e tyre. Mesuam mjaft gjera nga njeri – tjeri per Alpet. Ai i njihte me mire se une Bjeshket e Namuna. E informova se tani se fundi nje ekip amerikan ka zbuluar tre akullnaja shekullore ne keto Bjeshke. Zoti Jaap van’t Veer me kerkoi t’i quajme Bjeshket e Bekuara. Une jam dakord me te. Ato nuk jane te mallkuara por epike deri ne legjende, hijerenda, mistike, madheshtore, te perjetshme ndaj dhe shtypi europian po i quan gjithnje e me shume Himalajat e Europes! sb”

Që dy burra të moshuar mund të ulen e të flasin për plot gjëra, madje edhe t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit, nuk ka asgjë të keqe. Por kur kjo bëhet ngjarje me mbulim mediatike kombëtar, atëherë po, është surreale.

k.c.

 

(shënim: mungesa e "ë"-ve, ruajtur si në origjinal)

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Do te ishte ide e mire sikur mos ta citonit vend e pa vend per cdo broçkull qe thote e ben, lereni te dale ne pension, se nese vazhdini e e trajtoni si superstar, ai neper kembe do te na ngelet edhe per shume kohe. Derisa media te ndergjegjesohet qe po ia shpif publikut duke paraqitur çdo budallallek qe ben ky vjetersire, ai ketu do te jete. Nuk do ta lini ta gezoje pensionin me duket, dhe kjo jo se do e fuse Rama ne burg, por prej medias se uritur per publicitet e cila krijon lajm edhe kur aty s&#39;ka asgje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.