Bashar al Asad nuhat dilemën e Perëndimit dhe çon zërin në Le Figaro: Më gjeni një provë! Do t’i vini flakën rajonit!

Postuar në 02 Shtator, 2013 14:51

Vatikani kundër, opinion botëror skeptik, presidenti Obama po heq zor të bindë anëtarët e Kongresit. Vetëm Franca e Fransua Holondit është gati për sulm, por edhe aty opinioni nuk e dëshiron luftën. Presidenti sirian Bashar al Asad, gjen pikërisht momentin për të “kaluar në kundërsulm”, me një intervistë për francezen Le Figaro dhe gazetarin Zhorzh Malbruno (foto). Sigurisht, intervista përkthehet me shpejtësinë e dritës dhe bën xhiron e rrjetit në disa gjuhë. Cilat janë mesazhet e Asadit?

Së pari, ai sfidon SHBA-në dhe Francën që të sjellin një provë të vetme që sulmin kimik e ka bërë ushtria e tij; dhe ku? Pikërisht në Damask, ku mund të dëmtonte veten, siç edhe ka ndodhur.

Së dyti, Lindja e Mesme është kthyer në fuçi baruti dhe në rast të një sulmi ushtarak kundër Sirisë nuk duhet vetëm të flasim për përgjigjen siriane, por edhe për atë që mund të ndodhë pas bombardimit të parë. “Të gjithë do të humbin kontrollin e situatës, kur fuçia e barutit të shpërthejë. Kaosi dhe ekstremizmi do të shpërndahen. Ekziston rreziku i një lufte rajonale”, thotë Asad, duke e portretizuar indirect veten si njeriun me të cilin duhet negociuar, jo luftuar.

Së treti, popujt e vendeve të tjera nuk mund të jenë armiq, por “shtetet që veprojnë kundër Sirisë janë shtete armiq”, thotë Asad.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.