Zgjedhjet në Gjermani: Merkel & Steinbrück, një duel me dy fitues, si duket fjalën e fundit e kanë të vegjlit

Partitë SPD dhe CDU thonë se kandidatët e tyre kanë fituar në duelin televiziv midis Merkel dhe Steinbrück. Por si duket partitë më vogla mund të vendosin për koalicionin qeveritar, komenton Deutsce Ëelle.
Vetëm pak orë pas përfundimit të duelit televiziv mes kancelares Angela Merkel (CDU) dhe kundërkandidatit të saj Peer Steinbrück (nga SPD), shikuesit kanë bërë nga pëgjigjet e tyre një këngë të stilit muzikor "rap" dhe e kanë futur në internet. Një nga komentet që mund të lexohet është: "Edhe në Youtube tingëllon keq". Në shumë komente në internet thuhet se dueli që ka zgjatur 90 minuta ka qenë monoton. Por politikanët dhe partitë e Merkel dhe Steinbrück kanë një mendim tjetër. Ata thonë se dueli të cilin e shikuan 17,5 milionë njerëz ka zgjuar interesim të madh. Kryetari i socialdemokratëve Sigmar Gabriel foli për një mbrëmje shumë interesante. "Asnjëherë nuk ka qenë ndonjë duel kaq i bindshëm në favor të një kandidati", ka thënë ai. Por sekretari i Përgjithshëm i CDU-së Hermann Gröhe mendon ndryshe. Ai pohon se kancelarja Merkel ka fituar bindshëm duelin: "Ajo ka shënuar pikë me paraqitje kompetente, me mbledhjen e simpative dhe me besueshmëri".
Gara edhe më tej është kokë më kokë. Në duelin televiziv nuk ka mundur të marrë pjesë asnjë kandidat i partive më të vogla. Debati ka treguar se shumë zgjedhës ende janë të pavendosur se kujt t'ia japin votën. Në këto kushte partitë e vogla do të vendosin se kush dotë jetë kancelari i ardhshëm, thekson komenti.
Zh.
Add new comment