Analiza “e mbyllur” e Burgajt. Krimi bën kërdinë, krerët e policisë luajnë “policësh”

Postuar në 03 Shtator, 2013 12:45

Nuk është e thënë që analizat e kupolës drejtuese të policisë së Shtetit të jenë të hapura për mediat, si fjala vjen, shpeshherë mbledhjet e qeverisë. Tek e fundit, puna e policisë duket tek rezultatet konkrete në terren. Kësisoj, analiza me dyer të mbyllura që bëri sot kryepolici Hysni Burgaj me drejtorët e qarqeve, nuk është për t’u marrë me rezervë në vetvete. Por kur dhuna e kriminaliteti i çdo niveli bëjnë kërdinë, nga ai mafioz tek ai ordiner, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit vazhdon të manipulojë shifrat për situatën e rendit dhe të heshtë për republikat tona të hashashit, atëherë logjikshëm që krerët e bluve do mblidhen pas dyerve të kyçura. Dhe do japin pastaj deklarime si emaili që lëshoi Burgaj pas mbledhjes: “Pavarësisht faktit se për periudhën 8-mujore ka një rënie të numrit të veprave penale me 708 vepra më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, po ashtu dhe një rënie të numrit të vrasjeve me 7 më pak, objektiv parësor i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit duhet të jetë parandalimi dhe goditja e kriminalitetit, në mënyrë të veçantë e krimeve të rënda siç janë vrasjet”. Pra, pavarësisht se kemi punuar shkëlqyeshëm, ka vend për përmirësime.

Këto ditë, një kontroll i brendshëm mbi turnin e natës mes policëve të Tiranës, i gjeti shumicën e tyre ose në gjumë, ose në kafene.   

 

a.k

Comments

Submitted by matteo (not verified) on

<p>Policia jone eshte polici e pushtetarit, se ai e paguan. Ne duhet te pajtojme polici qe ta paguajme me te ardhurat e familjes. Pika policise qe di vetem te zhvate!</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Hysni Burgaj thotë se e ka rendin nën kontroll, ka 7 vrasje më pak se vitin e shkuar&hellip;dmth nqs vjet ka pasur 7771 vrasje ne vit, kete vit kemi 7764 vrasje nga te cilat ato me kallssh ka renie 14% dhe ato me sqepar dhe hanxhar kane rritje 11,5%...sic shihet, problemit te krimit po i vjen fundi...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.