SHBA, përpjekje të ethshme për mbështetje mbi Sirinë. Fjalim i fortë i Sekretarit Kerri

Presidenti francez Fransua Holond është shprehur se do të mbështesë një veprim ushtarak kundër regjimit sirian, nëse iniciativën e ndërmerr SHBA, megjithëse opinioni publik francez mbetet kundër ndërhyrjes. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun është prononcuar gjithashtu sot, duke kërkuar që vetëm një vendim i Këshillit të Sigurimit të jetë drita jeshile për sulmin, dhe jo ndërhyrjet individuale. Por ndërkohë që edhe opinioni amerikan është kundër, sipas një sondazhi të Wash. Post-ABC News, presidenti Obama po përpiqet të mbledhë konsensus në Kongres. Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Bohner, është shprehur pro ndërhyrjes, ndërsa sekretari i Shtetit xhon Kerri ka folur sot para mediave për rreziqet e mëdha të mosndërhyrjes dhe inaktivitetit në këtë rast.
“Qeveria e SHBA-së e di tashmë se të paktën njëmijë e katërqind e njezetënëntë sirianë u vranë nga sulmi kimik, mes tyre të paktën katërqind e njëzetegjashtë fëmijë. Edhe ata që rendën të parët për ndihmë, mjekë e infermierë, ranë viktima… Kjo është ajo çka Asad i ka bërë popullit të vet”.
Fjalimin e plotë të Xhon Kerrit, njohësit e anglishtes e gjejnë edhe në linkun:
a.k
Add new comment