Ramës i mbaron mandati si kryetar i PS pak javë pasi të jetë Kryeministër... Kush do e ngrohë atë karrike?

Më 27 shtator mbaron mandati katërvjeçar i kryetarit të PS Edi Rama, të cilin e mori në 2009-n përballë Maqo Lakrorit.
Sipas statutit të PS, kur mandati mbaron, zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë. Neni 29 i Statutit të PS-së, në pikën 2 të tij, përcakton: Mandati i kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a) jep dorëheqjen; b) Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c) humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë.
Pas datës 27 shtator, pritet të hapet fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS, pas deklarimit të kandidaturave. Por, burime pranë PS thanë për gazetën “Panorama” se zgjedhja e kryetarit, mund të shtyhet për më vonë.
Fitorja masive e së majtës në zgjedhje e bën të vështirë sfidimin e tij në krye të Partisë që nuk e lëshoi as në ditët e vështira pas humbjes në zgjedhjet e 2009 (të konsideruara “të vjedhura” nga lidershipi i PS)
k.c
Comments
E ben te veshtire sfidimin e
<p>E ben te veshtire sfidimin e tij me shume se gjithçka media, e cila nuk pipetin per te diskutuar nje rregull baze ne demokracine e brendshme te nje partie: Ndarjen e mandatit te Kryeministrit me ate te kryetarit te partise. Kuptohet pse hesht media ne lidhje me kete diskutim, por Rama vete, nese do i kruhej per demokraci te brendshme, do te mund te behej inisjator i kesaj nisme, por ç'them dhe une, Rama te kerkoje demokraci te brendshme!</p>
Fiton Maqua kesaj
<p>Fiton Maqua kesaj rradhe...Maqua behet krietar</p>
Add new comment