Duka nuk jep shpresë për t’i ofruar votën e 84-t të majtës

Postuar në 04 Shtator, 2013 11:35

Nëse dikush mendonte se 1 votë për të marrë shumicën e cilësuar mund të gjendet kollaj tek “socialistët” që kanë marrë mandate të djathta, duket se nuk duhet të shpresojë te Agron Duka. Ai vetë ka deklaruar për News 24 se e sheh veten në opozitë, dhe mandatin e ka marrë si i djathtë dhe se “nuk kam kontakte dhe nuk kam pasur asnjë ftesë, por dhe po të kisha preferoj të qëndroj në opozitë pasi ndjehem mirë me kolegët e mi dhe kryetarin e PR dhe PD”.

Ai ka treguar kështu luajalitetin e vet, duke thënë se çfarëdo të ndodhë, do konsiderojë ndërrim krahu veç pas mandatit: “Në rast se për një arsye në të ardhmen kam konflikte, ose nëse e majta ka zhvillime pozitive për të ardhmen e kombit, mund të rishoh mundësinë vetëm pas mandatit. Njeriu e gjen veten mirë aty ku vlerësohet mirë, unë ndjehem mirë dhe kam marrëdhënie të mirë me anëtarë e PR si dhe liderët e PD”.

Ai i quajti marrëdhëniet me z. Rama si “të  rregullta” edhe pse nuk kanë pasur komunkim direkt, por nuk e fsheh se priste një urim “pasi urimi i takon 10 mijë e 500 njerëzve...”

k.c.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Degjojeni mire Duken. Jo se ai nuk bashkohet me te majten. Por:
Nuk kam ftese- thote Duka. Prisja....te pakten nje urim nga Edi Rama.
Pra eshte Edi Rama ai qe nuk po e afron, por Duka eshte i gatshem te vihet ne krah te tij...

Submitted by VALTER BEBRI (not verified) on

<p>Qe ne momentin qe i hoqi dru Palo..qja, eshte bere luajal me te djathten,ky debili.Eshte tipi i deputetve frikacake e te korruptuar te nanos e servile nga frika ndaj saliut..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.