Furtunë në Serbi ngaqë një prift serb uron Majlinda Kelmendin

Igumeni i Manastirit te Deçanit, Sava Janjiq para disa ditëve ka uruar në Twitter për triumfin e tyre, tenistin serb, Novak Xhokoviç, atletin Emir Bekriç dhe xhudisten nga Peja, Majlinda Kelmendi. Kjo ka mjaftuar për të ndezur pasionet politike në Serbi, njofton INA. “Medalje sportive për Novak Xhokoviçin, Emir Bekriçin dhe Majlinda Kelmendin. A nuk është kjo arsye që ne të gjithë të jemi krenar? Sporti mbi politikën”, ka shkruar Ati Sava. Për këto fjalë, politikanët dhe mediat serbe e kanë kryqëzuar atë. “Shtrohet pyetja nëse me këtë urim igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç a e ka pranuar në mënyrë indirekte pavarësinë e Kosovës”, shkruante gazeta beogradase, Kurir.
Demonët e nacionalizmit e shovinizmit janë ende gjallë në ballkan dhe media bashkë me politikën janë ato që i fryjnë dhe më fort, në pamundësi për të krijuar realitete të tjera zhvillimi.
k.c.
Add new comment