Në Sllovaki nuk paguhen taksat? Ja një ide gjeniale që mund të na vlejë dhe neve...

Postuar në 05 Shtator, 2013 07:12

Qeveria Shqiptare do t’i kopjojë Sllovakisë modelin e auditit të financave, dhe, nuk do ishte keq të kopjohej edhe një ide e re që u ka ardhur sllovakëve për mospagimin e taksave.

Der Spiegel  raporton se mos marrja e faturës tatimore nga qytetarët çon në qindra milionë Euro taksa të pambledhura nga shteti. Qeveria sllovake e ka pasur këtë problem prej vitesh, dhe tani ka dalë me një ide që është një risi në Europë: Bratislava dëshiron të konvertojë faturat tatimore në bileta llotarie.

Kjo masë e guximshme synon të shpërblejë ata që zbatojnë ligjin në vend se të ndëshkojë ata që e thyejnë atë. Plani, i zbuluar nga Ministria e Financave të Sllovakisë javën e kaluar, synon që të gjitha faturat tatimore që tregojnë se konsumatorët kanë paguar TVSH-në mund të konvertohen në bileta llotarie falas. Qëllimi është që të nxisin blerësit të kërkojnë faturat në çdo dyqan, duke shpresuar që me kalimin e kohës të ngulitet fryma e kërkimit dhe marrjes së faturës nga blerësit.

k.c.

(në foto: protestues kundër korrupsionit në Sllovaki, në protestat e para 1 viti)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.