Dy protesta sot në Tiranë: Te Stacioni i Trenit, për shpronësimet dhe në QSUT, për prishjen e hapësirave të gjelbra

Postuar në 06 Shtator, 2013 05:08

Banorë të cilët kanë shtëpitë pranë Stacionit të Trenit, por dhe shoferë të linjave ndërqytetase të cilët ishin vendosur pranë Stacionit të Trenit protestuan sot kundër Bashkisë së Tiranës. Banorët thonë se shtëpitë e tyre të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë punimeve të bulevardit të ri, janë vlerësuar me çmime qesharake, jo sipas çmimeve të tregut. “Jemi tepër të shqetësuar, na ka zhvelërsuar shtëpiat si copë buke,  me18 milionë unë s’blej as edhe një garsoniere e banjo, thotë një banore e zones. "Prona ime është cënuar shumë, pasi na kompensojnë me një çmim qesharak, me 70 milionë për tre familje.”- thotë një banore tjetër.

Zgjerimi i një parkingu duke prerë pemët që ndodhen në ambientet e QSUT-së, ka bërë që mjekët e këtij institucioni të dalin në protestë. Mëngjesin e sotëm ata kanë kërcënuar që nëse vazhdon kjo masakër mjedisore do të ndërpresin operacionet. Sipas tyre, lulishtja i është dhënë një kompanie koncensionare e cila do të zgjerojë hapësirën e parkingut duke prerë pemët. Duke folur për median, mjeku Mustafa Xhani i ka bërë thirrje kësaj firme privare që të reflektojë për vendimin e prerjes së pemëve - tha profesori i kirurgjisë, Mustafa Xhani.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.