Nishani: Ministrat e rinj, në sitë institucionale, do të verifikohet integriteti dhe pajtueshmëria e tyre me detyrën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, thotë se pavarësisht 7 ditëve që i jep ligji, dekretimin e Edi Ramës si kryeministër do ta bëjë brenda 24 orëve ngas mbledhja e Parlamentit të ri. Kurse shton se ministrat e rinj do të kalojnë në një sitë që do të marrë kohë, por gjithsesi brenda afateve ligjore.
Në një intervistë që i dha të enjten gazetarit Blendi Fevziu për emisionin “Opinion” në Tv Klan, z.Nishani ka thënë se janë institucionet e shtetit shqiptar ato që verifikojnë integritetin, ligjshmërinë e propozimeve që vijnë nga mazhoranca e re. Ai paralajmëroi se mund të refuzojë për të dekretuar ndonjë emër të caktuar për arsye të informacioneve që mund të marrë, duke siguruar se kjo do të ndodhë vetëm nëse do të ketë arsye kushtetuese. I pyetur se cilat ai quhen arsyet kushtetuese, Presidenti tha se janë “ato që bien ndesh me ligjin, që kanë të bëjnë me karakterin e mospajtueshmërisë të funksionit të detyrës së ministrit”.
Zh.
Add new comment