Takohen Thaçi dhe Berisha, i përmendin njëri-tjetrit bëmat e tyre historike: Thaçi, Rrugën e Kombit; Berisha, Marrëveshjen e Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij shqiptar në ikje, Sali Berisha, gjatë një vizite që po zhvillon në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha shprehu mirënjohjen për vizitën e kryeministrit Thaçi me rastin e përfundimit të mandatit të qeverisë. Shpreha mirënjohjen e thellë për vizitën dhe kënaqësinë time që e prita dhe biseduam përsëri për problemet tona më të rëndësishme” tha Berisha. Sipas tij, marrëveshja e Brukselit është e një rëndësie shumë të madhe, që hap një kapitull të ri për paqen në rajon dhe për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.
Kryeministri Thaçi i shprehu falenderimet e tij ndaj Berishës për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, procesit të saj të integrimit, por edhe për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”. “Sot jam në Tiranë në një vizitë vllazërore për të falenderuar kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm që kemi patur në këto vite. Dua të falenderoj kryeministin Berisha për punën e bërë për shqiptarët, për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin në NATO, për prcesin e integrimit të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe për ndërtimin e Rrugës së Kombit”, tha Thaçi.
Zh.
Add new comment