Kujdes kur vizitoni Shqipërinë, është një nga vendet më të çuditshëm në botë. Rregullat që duhet t’i dini!

Shqipëria është një tokë me njerëz të dashur, ushqimi është i mrekullueshëm dhe shumë i lirë dhe transporti është kaotik, por efecient. Shumë kam mësuar nga Shqipëria, ndërsa më poshtë nuk është një renditje e kohës që kam kaluar atje, por një set personal rregullash për Shqipërinë, që, sipas meje, janë dhjetë, shkruan Daniel Sharp.
Rregulli 1: Sigurohuni se çfarë po ndodh. Korça, në jug të Shqipërisë, nuk është një destinacion turistik. Është e shëmtuar, gri dhe e ndotur. Por në Korçë po ndodh diçka e madhe, i vetmi festival në kalendarin e aktiviteteve në Shqipëri, Festivali i Birrës Korça. Dhe është sonte. Birra është e lirë, atmosfera e mirë dhe muzika është interesante. Meshkujt janë të yndyrshëm dhe femrat; epo nuk kishte shumë femra. Fëmijët pinin, ashtu si prindërit e tyre, dhe mungesa e femrave do të thoshte që shumë meshkuj kërcenin së bashku.
Rregulli 2: Sapo erdhëm në Durrës. Kërkimi ynë i lodhshëm për akomodim përfundoi tek një djalosh që kishte një internet- kafe, që nuk fliste asnjë fjalë në anglisht dhe që përdori Google Translate për të na ndihmuar për të gjetur një vend, që kushtonte 50 euro nata. Kërkimi na mori shumicën e ditës ndaj dolëm në plazh, që është përpara hotelit tonë. Plazhet janë plot me çadra dhe shezlonge dhe nuk na lejohet të shtrihemi në rërë, kështu që na duhet të marrim një shezlong.
Rregulli 3: Kujdes me monopolin e shezlongëve. Është një rregull vital: çadrat e verdha ishin të lira, ato blu jo, ato blu me të verdhë ishin rezervuar për klientët e hotelit dhe gjithçka me hije të bardhë ishte një zonë për të mos shkuar. Shumë kriptike.
Rregulli 4: Mos bëni plane transporti në Shqipëri. Nuk ka orare, nuk ka çmime, nuk ka asgjë dhe sërish është sistemi më efecient i transportit në Europë. Ti ecën në rrugë me një çantë në shpinë dhe brenda pak minutash ke përfunduar në një furgon, makinë të prishur, gomar apo çfarëdo gjëje dhe ju jeni në rrugën për destinacionin tuaj të dëshiruar. Transporti nuk është pa rreziqe. Lexoni rregullin numër pesë.
Rregulli 5: Rregullat e rrugëve nuk aplikohen, as standardet për makinat. Është sikur je në një film, në një skenë ndjekje me makina vetëm se askush nuk po u ndjek. Një furgon për 8 vetë mbushet me 16 të tillë dhe parakalon makinat me shpejtësi, duke mos parë kufi shpejtësie. Duket si një kuti e ndryshkur me goma. Rregullat e rrugëve aplikohen vetëm kur sheh një polic. Çdo shofer vendos rripin e sigurimit dhe pasi kalon, e heq atë.
Rregulli 6: Mendoje çdo natë si festë në Shqipëri. Çdo natë që kaluam në Shqipëri ishte si një party apo si një festival, muzika ishte tradicionale dhe atmosfera e çuditshme.
Rregulli 7: Nuk ka internet, ai gjendet me shumë vështirësi në Shqipëri. Hotelet nuk e ofrojnë falas dhe mund të kalosh disa ditë pa të.
Rregulli 8: Mos prit që të dish se çfarë po ha, ushqimi në rrugë është shumë i lirë, por është njësoj vrasës si dhe në hotele te mëdhenj.
Rregulli 9: Mësoni disa fjalë nga gjuha e tyre. Anglishtja nuk flitet gjerësisht, ndaj disa fjalë kyçe në shqip do ishin të rëndësishme.
Rregulli 10: Rakia është pija vendase. Është e ngjashme me rakinë që mund të keni shijuar në vendet e tjera të Ballkanit, përveçse është shumë e forte, ajo e bërë në shtëpi është tre herë më e fortë se ajo e zakonshme. Kjo mund të çojë në një dehje të shpejtë dhe të nesërmen nuk do e doni jetën.
Kujdes kur vizitoni Shqipërinë, është një nga vendet më intriguese që kam vizituar ndonjëherë.
Zh.
Në origjinal: http://www.stuff.co.nz/stuff-nation/assignments/travel-secrets-from-kiwi...
Comments
Kjo është Shqipëria dixhitale

Kjo është Shqipëria dixhitale që na la Salistani

pa lidhje ky artikull...une

pa lidhje ky artikull...une nuk do e kisha vrare mendjen as ta perktheja...U ka ikur koha shkrimeve te tilla. Do te ishte me vlere si na shihnin njerezit ne fillimet e hapjes drejt perendimit, por tani s'ka asnje vlere. Why bother?

Uuuuauuu!!! Ky individ po

Uuuuauuu!!! Ky individ po zbulon veten. Po e ben publikisht. Plot pathos e idiotizem fin!

Kush mundet le ti lexoje

Kush mundet le ti lexoje shenimet e ketij tipit ne origjinal, sepse perkthmi, te me falin ata qe mund tu mbetet qejfi, eshte tmerresisht i dobet, madeje ngaterues. Per burrat dhe grate, autori ka dashur te thote qe jane te dhjamur dhe jo te "yndyrshem".

Shkrime te tilla, qe na

Shkrime te tilla, qe na pershkruajne plot jete e paksa cigane, nuk duhet te na kompleksojne, perkundrazi! Eshte thjesht kendveshtrimi i nje individi i lindur dhe rritur ne nje klime tjeter, ne nje sistem tjeter, duhet te mundohemi ta respektojme. E kuptoj vetem tani qe jetoj jashte Shqiperise time te dashur, dhe mendoj qe ky djale i ka rene pikes. Jane keto "rregulla" e shume te tjera qe na japin ngjyra e na bejne ne nje nga kombet me intriguese te evropes! Look up!

Add new comment