Nicole Kidman fëmijët e saj nuk dëshirojnë të ndjekin gjurmët ‘e lodhshme’ të saj

Postuar në 12 Janar, 2015 04:49

Është nëna e katër fëmijëve, një vajze dhe djali të adoptuar nga martesa 11-vjeçare me Tom Cruise, dhe njëkohësisht ka dy vajza biologjike me Keith Urban, këngëtarin e muzikës country pranë  të cilit ka kaluar 8 vite. Flasim për Sunday Rose 6-vjec dhe Feith Margaret katër, për të cilat Nicole Kidman ka dhenë një intervistë ku zbuloi se asnjëra nga të dyja  nuk ka ndërmend që të ndjek gjurmët e saj si një aktore.

 

Nicole thotë:”Mendoj se ato do të zgjedhin rrugë të tjera për të ndjekur në jetë. Aktrimi ishte dëshira dhe motivimi im, dhe nuk shoh asnje nga vajzat të interesuara, madje këtë ma pohojnë shpesh. Sunday dëshiron që të bëhet organizatore festash, ndërsa më pas thotë se do të jetë një nënë shtëpiake, dhe do të kujdeset për tetë fëmijët e saj. Mendoj se kjo është mënyra e saj për të më thënë të qëndroj në shtëpi. ”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.