Niko Peleshi jep dorëheqjen nga Bashkia e Korçës, të hënën votohet si zëvendëskryeministër

Postuar në 07 Shtator, 2013 05:41

Kryetari i Bashkisë së Korçës, zëvendëskryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi dha sot dorëheqjen nga kreu i kësaj bashkie. Në një takim lamtumire me këshilltarët dhe punonjësit e bashkisë që drejton prej vitesh, Peleshi tha se vendimi ka qenë i vështirë dhe se sfida që ka pranuar për të qenë pjesë e ekipit të qeverisë së re, është e madhe. "Ju falenderoj për bashkëpunimin",- u është drejtuar Peleshi punonjësve të bashkisë së Korçës dhe këshilltarëve të kësaj bashkie. Ai premtoi gjithashtu se do të rikthehet në Korçë sa herë të ketë mundësi për të dhënë kontributin e tij. Peleshi u propozua nga vetë kreu i PS, Edi Rama për të mbajtur postin e zëvendësit të tij në kabinetin e ri qeveritar që do të votohet seancën plenare të së hënës. Me largimin e Peleshit, në Bashkinë e Korçës do të zhvillohen zgjedhje të reja për kreun e kësaj bashkie.

R.R.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.