Ndërhyrja e SHBA-ve në Siri? Presidenti Barack Obama e krahason me Kosovën

Postuar në 07 Shtator, 2013 07:34

Në përfundim të samitit të G20-ës në Shën Petersburg, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e krahasoi ndërhyrjen e mundshme të SHBA-ve në Siri, me atë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë vite më parë. “Vendimi i Amerikës për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë më 1999, fillimisht ka qenë i papëlqyeshëm, por në fund ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë”, - u shpreh Obama pas Samitit të G20-ës në Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Ai përsëriti akuzat kundër Presidentit Sirian, Bashar al-Assad, për përdorimin e armëve kimike, duke thënë se në ditët e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen e Kongresit për aksion ushtarak në Siri. Më 21 gusht, në periferi të Damaskut ndodhi sulmi me armë kimike, nga i cili kanë humbur jetën qindra persona. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë fajësuar regjimin sirian.

R.R.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"...Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e krahasoi ndërhyrjen e mundshme të SHBA-ve në Siri, me atë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë vite më parë...."

Ky krahasimi presidentit Obama asht krejtesisht i gabuem, sepse ne Kosove ishin serbet qe bane krime ndaj shqiptarve, ndersa ne Siri jane muslimant shiit me muslimant sunnit, qe masakrojne njeni tjetrin.

Nuk e kuptoj se pse Obama perzihet ne punet e mbrendshme te muslimanve. Leni muslimant ti zgjidhin vete konfliketet e tyne !!!! Asht Konferenca e Vendeve Islamike qe ka kompetencat ti zgjidhin punet e islamikve.

Por ketu ç'futen 700 e sa shqiptar musliman sunnit qe shkojne te vrasin muslimant shiit?

Pse vazhdojne muslimant shqiptar ti japin NIZAME turkut per tu vrà per hesap te turkut siç kan ba per pese shekuj rresht, por fajin kryesor ketu e ka Xhamija kosovare dhe ajo shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.