Bulevardi i ri, Berisha: Lumi i Tiranës nga një zonë e shëmtuar hedhurinash, një zonë e bukur rekreative

Postuar në 07 Shtator, 2013 13:34

Pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës, nuk vonoi edhe reagimi i kreut të qeverisë ende në detyrë, Sali Berisha. Duke u shprehur se me këtë projekt, sot nisën themelet e Tiranës së shekullit të 21, Berisha shprehet se Bulevardi i ri do të zhvillojë gjysmën e braktisur e të paralizuar prej mbi 80 vitesh në kryeqytet, do të krijojë mijëra vende pu ne dhe do t'i japë pamjen e një metropoli modern evropian. "Bulevardi i ri garanton një përmirësim të madh të trafikut, gjelbërimit, tregut dhe punësimit. Sistemimi i lumit të Tiranës e shndërron atë nga një zonë e shëmtuar hedhurinash në një zonë shumë të bukur rekreative. Mirënjohje të thellë donatoreve bujarë", - shprehet Berisha. 

R.R.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.