Mos betononi! Ne të gjithë jemi të përkohshëm, por betoni do të jetë një ferr i përjetshëm, thotë profesor Rexhepi për ndërtimin te Ekonomiku

Postuar në 07 Shtator, 2013 14:34

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës kanë protestuar sot duke u ulur këmbëkryq në shenjë proteste ndaj vazhdimit të punimeve të ndërtesës ngjitur me Fakultetin Ekonomik.

 Studentë dhe pedagogë janë përfshirë në një proteste masive në më shumë se një javë, kundër objektit që po ndërtohet në oborrin e fakultetit. Ata kërkojnë ndërprerjen e punimeve si dhe shembjen e objektit. Fakulteti ka marrë vendimin e bojkotit të sezonit të provimeve  të vjeshtës si dhe ndalimin e të gjitha funksioneve të fakultetit pa afat deri në zgjidhjen e problemit. Në mungesën e një zgjidhjeje optimale, protestuesit janë më se të vendosur për t’i shkuar deri ne fund kauzës së tyre të drejtë, e cila ka kaluar në një kalvar gjyqësor dhe vendimi i fundit është marrë nga gjykata e shkallës së parë në maj të këtij viti. Fakulteti kërkon nga organet e Bashkisë Tiranë si dhe ato shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi. Protesta si një nismë demokratike kërkon vendosjen e drejtësisë duke i bërë thirrje kujtdo, çdo studenti apo pedagogu të marrë pjesë dhe të solidarizohen në këtë çështje. Një nga këta mesazhe, ai i pedagogut Pleurat Rexhepi, është: Mos betononi! Ne të gjithë jemi të përkohshëm, por betoni do të jete një ferr që do t’i mbetet brezave të ardhshëm! Ndërsa pedagogia Areti Stringa, thotë se studentët janë forcë e madhe, në 1991 sollën ndryshimin e madh historik, janë ata që duhet t’i thonë ndal pushtimit barbar.

Protesta e studentëve do të vijojë deri sa të dëgjohet zëri i tyre, thonë organizatorët. Ata po bëjnë thirrje për solidarizim dhe përshkallëzim të protestës në shkallë universiteti dhe më tej.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.