Ka shkuar në 800 numri i klandestinëve që përdorin tranzit Shqipërinë. Gjirokastra, prita e parë, aspak miqësore me fatkeqtë

Policia e Gjirokastrës pranon se javët e fundit ka pasur një dyndje të shtetasve të huaj të vendeve të treat, të cilët vijnë nga Greqia dhe përmes Shqipërisë kërkojnë të shkojnë në vendet e BE. Shifra zyrtare që jep Policia e Gjirokastrës flet për 800 klandestinë të bllokuar gjatë javëve të fundit dhe për dhjetra operacione të kryera nga policia Kufitare e Kakavijës dhe nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastrës. Ndërkaq janë 10 shtetas shqiptarë të ndaluar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Vetëm gjatë natës së mbrëmshme janë ndaluar 40 shtetas të huaj nga Sudani, Siria dhe Maroku të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit të gjelbërt me shtetin grek.Gjatë muajit të fundit, klandestinët që kanë hyrë në Shqipëri janë nga Siria, Maroku dhe Sudan.
Klandestinët e ardhur që nga Greqia kalojnë nëpër një kalvar aventurash të rrezikshme, pasi janë në dorë të trafikantëve të pashpirt, të cilët, pasi u marrin paratë, i lënë në mes të rrugës. Shpesh ata kalojnë rreziqe, si rasti 4 klandestinëve në Hormovë të Tepelenës, që u shtruan në gjendje të rëndë në spital, pasi u mbytën në përruan ku ishin fshehur; apo rasti tjetër kur një shofer turk zbriti në qendër të Librazhit katër klandestinë nga trajeri ku i mbante fsheur dhe u tha se ishin në Itali, etj.
Zh.
Add new comment