Thaçi - Daçiç, sot takimi në Bruksel, në fokus zgjedhjet në Kosovë në 3 nëntor dhe çështjet e energjisë

Dy kryeministrat, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Ivica Daçiç, do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, për të biseduar mbi një sërë çështjesh, ku ndër më kryesoret janë zgjedhjet e 3 Nëntorit në Kosovë. Në këtë takim pritet zgjidhja e mundshme e emrit të listës së dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) "Srbija" që përfaqëson komunitetin serb. Nga dorëzimi i kësaj liste, KQZ ka paralajmëruar paraprakisht se nuk do ta pranojë këtë emër. Ndërsa Serbia nga ana tjetër nuk tërhiqet nga ky emër. Pjesë e bisedimeve pritet të jenë edhe çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit. Dy ditë më parë po në Bruksel në takimet e zhvilluara në nivel ekspertësh mes dy shteteve u diskutua edhe për çështjet doganore.
R.R.
Add new comment