Nëse edhe Avokati i Popullit nuk është i mbrojtur nga krimi, atëherë kush është?

Postuar në 09 Shtator, 2013 08:32

Automjeti i  Avokatit të Popullit, Igli Totozani, dhe ai i këshilltares së tij për mediat janë thyer në fundjavë gjatë natës – sipas komisariatit 2 në Tiranë. Në dukje një krim ordiner, por sipas policisë “nuk është rast vjedhje pasi në brendësi të  automjeteve nuk është prekur asgjë.” Nga ana tjetër, rrethanat e dy sulmeve dhe mënyrat si janë dëmtuar automjetet janë thuajse identike megjithëse kanë ndodhur në zona të ndryshme të Tiranës ; sulmi ndaj Totozanit poshtë shtëpisë së tij në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, sulmi ndaj E. Demollarit në zonën pranë unazës së re në periferi të Tiranës.

Pra, nuk është vjedhje. Është krim i organizuar dhe mbi të gjitha ndaj funksionarëve të një prej pak institucioneve që guxojnë të ngrenë zërin për dhunën e shtetit ndaj individivë, siç ishte rasti i Bashkisë së Tiranës ndaj romëve. Dhe nëse as Avokati i Popullit nuk mund të jetë i sigurt, atëherë kush është i sigurt në këtë vend?

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.