66 mln. euro, borxhet e ARMO-s sipas dokumentacionit dorëzuar tek azerët. Por s’janë të gjitha

Gazeta Dita ka renditur në numrin e sot, borxhet që ka akumuluar në vite kompania Armo ndaj bankave, kompanive private, atyre shtetërore dhe furnitorëve, që nga privatizimi i saj prej Rezart Taçit e deri në privatizimin (e përfolur) tek një kompani azere. Faktikisht, të dhënat janë siguruar nga paketa zyrtare e deklaruar e borxheve nga Rezart Taçi për tek kompania “Heaney Assets”, përpara se kjo e fundit të blinte në vlerën e 50 milionë eurove kompaninë ARMO dhe tri kompani të tjera përveç saj një muaj më parë. Mbi 60 milionë euro rezultojnë kreditë e marra prej Taçit në disa banka shqiptare dhe të vetë deklaruara prej tij. Në dokumentacion nuk jepen të dhëna të hollësishme mbi ristrukturimin apo ecurinë e pagesës së këtyre kredive, por janë të përcaktuara shumat e kredisë dhe objektet e lëna si kolateral nga kompania ARMO. Mirëpo ndërkaq, nuk dihet fati i shumës mbi 80 milionë euro që duhet derdhur si garanci për privatizimin e dështuar të Albpetrolit, shumë të cilën duhej ta merrte shteti.
Lexoni më shumë në linkun: http://gazetadita.al/zbardhen-borxhet-e-kompanise-armo/
a.k
Comments
A thua te kete kaq padituri
<p>A thua te kete kaq padituri ai qe ka bere shkrimin?</p><p>Albpetrolin nuk do e blinte Taci Oil, por nje kompani tjeter (nuk po me kujtohet emri). Dakort qe kane te njejtin pronar por Taci Oil ligjerisht nuk ka asnje detyrim ne shtetin Shqiptar persa i perket Albpetrolit. Ato 80 milion shteti ti qaje me lot se nuk ka per ti marre ndonjehere. Ajo kompania tjeter e krijuar pak perpara tenderit ne hong kong nga Rezarti i fut nje falimentim shembullor dhe Rezartin nuk ke ku e kap me ligjerisht. Nga ana tjeter kompania qe beri konsulencen duhet te penalizohet dhe te paguaje gjibe per mos kryerjen e punes sic duhet dhe perfaqesuesit e shtetit ne ate tender te penalizohen sipas ligjit per mosveprim konform procedurave te parashikuara edhe ne ligjin per tenderimet (ndoshta parashikohet edhe burg per demin qe i kane sjelle shtetit ne shifra te tilla milioneshe)</p><p>Suksese qeverise se re ne pastrimin e qelbesirave te kryera deri tani. Ne rast se nuk e ben, do qelbet shume shpejt edhe ajo. Personalisht kam pak besim. </p><p>ps: Maskarenjte (qe te gjithe) na ka vrare edhe besimin se mund te ndryshoje ky vend. Trishtim ...</p>
Add new comment