Kuvendi i ri në nisje të punimeve, fillon seanca e parë

Postuar në 09 Shtator, 2013 11:13

Nën drejtimin e deputetit Namik Dokle, fillon punimet Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare.  140 deputetët e dalë nga këto zgjedhje, do të nisin punën vetëm pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës që do të ngrihet. Deputetët i janë drejtuar Kuvendit rreth orës 17:30, ashtu si dhe diplomatët e huaj, ndërkohë që përfaqësuesit e gardës së republikës ishin vendosur në derën hyrëse të Kuvendit. Pritet që kryetari i ri i Kuvendit të jetë kreu i LSI-së Ilir Meta. Grupet kryesore parlamentare i kanë caktuar drejtuesit e tyre: Për socialistët Gramoz Ruçi, për demokratët Edi Paloka dhe për LSI-në Petrit Vasili.
a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Punë të mbarë!</p>

Submitted by AL (not verified) on

<p>Ja mire i filloi punimet dhe suksese. Po ate sallen sa e kishin shemtuar me ata PC. Normalisht ai qe ka dhene idene nuk ka pare parlamentin Britanik. Po cu duhen PC personale. PC eshte kompjuter personal i cili mund te perdoret per te krijuar, edituar file. Une nuk e di se cdo te bejne deputetet me kompjuterin. Valle do te shohin listen e tyre ne monitor. Po kishin nje monitor te madh perpara. Ndoshta do luajne Solitare. Te mos flasim per reklamen pa leke per marken &quot;ACER&quot; ne çdo monitor.&nbsp; Futja kot per ca leke.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.