Rama në Presidencë, nis “mekanizmi” i marrjes së detyrës nga qeveria e re

Postuar në 10 Shtator, 2013 03:19

Është vënë në funksionim këto minuta “mekanizmi” i marrjes së detyrës nga qeveria e re e koalicionit të majtë, që doli fitues në zgjedhjet e 23 qershorit. Në orën 10:00, presidenti i Republikës Bujar Nishani pret në një takim në Presidencë, kryeministrin e propozuar nga tre partitë kryesore të koalicionit të majtë, Edi Rama, për ta ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re. Pritet që presidenti Nishani ta dekretojë brenda datës së sotme, emërimin e Ramës si Kryeministër, siç ai vetë pohoi në një intervistë të pak ditëve më parë. Nga ana tjetër, Nishani ka theksuar se për ministrat do të pyesë para se t’i dekretojë. Në orën 11 të paradites, ndërkaq nis në Kuvend seanca parlamentare në të cilën deputetët e rinj do të bëjnë betimin e mandej do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, që sikundër është bërë e ditur tashmë, do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit të ri kalon përmes komisionit të përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, që përbëhet nga nëntë deputetë; katër nga PS, një nga LSI dhe katër nga PD.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.