Ministrat e një prej censuruesve më të ashpër të internetit në botë hapin faqe FB

Postuar në 12 Shtator, 2013 03:49

Mohammad Javad Zarif, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit, ishte i pari. Në gusht, pasi faqja e tij në Facebook u aktivizua, Zarif  bëri të ditur se ajo përditësohej nga ai dhe fëmijët e tij. Zarif arriti të grumbullonte për pak kohë 160,000 “pëlqime” dhe u bë i njohur në shaka si “ministri Facebookut”. Pas tij, edhe shumë anëtarë të tjerë të kabinetit të presidentit iranian, Hassan Rohani, iu bashkuan këtij rrjeti social global, të cilin qeveria iraniane e kishte bllokuar për përdorim prej vjetësh. Sipas të përditshmes “Shargh”, 18 anëtarë të kabinetit qeveritar kanë tashmë faqet e tyre në Facebook.
Hapja masive e faqeve në Facebook nga ana e anëtarëve të kabinetit iranianë, po shihet -  si brenda ashtu edhe jashtë Iranit, që njëherësh është një prej censuruesve më të ashpër të internetit në botë - si një përpjekje e qeverisë për të qenë më interaktivë me rininë e vendit, e cila është shumë e dhënë pas internetit. Ngjarja ka rihapur debate në Republikën Islamike mbi rolin e mediave sociale dhe standardin e dyfishtë të zyrtarëve, të cilët vetë përdorin faqe të tilla, përballë dëshirës së publikut për zhbllokimin e rrjetit më të famshëm social në vend, Facebook. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.