Rrezikohen vizat për në Europë, Ballkani Perëndimor para një dënimi kolektiv!...

Postuar në 13 Shtator, 2013 01:22

Parlamenti Evropian miratoi dje (12.09.2013) mekanizmin për pezullimin e regjimit pa viza, që do të thotë, sipas zërave, se bëhet fjalë për një dënim kolektiv për Ballkanin Perëndimor. Fluksi i madh i të ashtuquajturve "azil-kërkues të rremë" nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një arsye, pse disa vende anëtare të BE kanë këmbëngulur që ky mekanizëm të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa një numër i deputetëve të Parlamentit Evropian shohin në kthimin e përkohshëm të vitave vetëm një mënyrë për të mbrojtur qytetarët dhe regjimin e vizave të BE, ka edhe prej atyre, që e shohin atë si një “dënim kolektiv të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor", të instrumentalizuar politikisht. Raportusja e PE për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin ajo e karakterizoi si „të keq për të gjithë BE dhe fqinjët e tij“. „Ekziston një rrezik i madh, që këtë mekanizëm të mund ta shfrytëzojnë qeveritë e disa vendeve si mjet për të marrë mbështetje politike kundër të ardhurve nga vendet fqinje. Me këtë ne rrezikojmë jo vetëm politikën e vizave, por edhe politikën ndaj fqinjëve”, ka thënë Fajon.

Pezullimi i regjimit pa viza fillimisht do të zgjasë gjashtë muaj dhe më vonë do të pasohet nga një vlerësim i ri i situatës.

Zh.

Comments

Submitted by Baku (not verified) on

<p>Eh a e shihni sa iku Berisha po na i heqin vizat :) ???</p><p>A mos na xjerrin jashte edhe prej Nato-s?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.