Tomas Bah, në krye të “mbretërisë” Olimpike (Komitetit Olimpik Nërkombëtar)

Postuar në 13 Shtator, 2013 01:25

Zgjedhja e Tomas Bahut në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është kurorëzimi i një karriere të ndërtuar me shumë mund. “Uf” lëshoi ai me nofullat e mbërthyera nga nervozizmi në hollin e hotelit Hillton në Buenos Aires, kur mori vesh lajmin. Faktet tregojnë se deri në Buenos Aires nuk kishte humbur në asnjë zgjedhje si funksionar sportiv, dhe kjo nuk do të ndryshonte as në kryeqytetin argjentinas.

Tomas Bahu është presidenti i nëntë i ICO-së që nga koha e themelimit të komitetit në 1894-ën nga vizionari francez Pier de Kubertë (Pierre de Coubertin). Bahu, i cili kishte shumë miq dhe përkrahës në botën vezulluese të sportit ndërmori një fushatë 4 mujore që e shpuri në çdo anë të globit. Në fakt në bazë të statutit të ICO-së, kandidatët për president nuk lejohet të bëjnë fushatë. Por me Bahun ishte ndryshe, pasi ai vepron në një zonë gri me kulisa, lobime indirekte, zona influence.

Bahu nuk është vetëm president i ICO-së, por edhe kryetar i grupit Gorfa që merret me vendosjen e kontakteve me botën arabe për kompanitë gjermane dhe mesa duket edhe me marrëveshje armatimesh! Megjithëse Bah hedh poshtë çdo lidhje mes detyrës së tij në ICO dhe aktivitetit të tij profesional dhe thotë se  ka pasur "shumë situata jetësore në të cilat mbivendosen lidhje, miqësi dhe njohje me detyrat e ushtruara, përsëri dyshimet mbeten. Sipas kërkimeve nga revista "Der Spiegel" Bahu kishte një kontratë si konsulent me koncernin Siemens për rreth 200.000 euro dhe është përpjekur që përmes lidhjeve në ICO të ndikonte tek ministri kuvajtjan i Energjisë sheiku Ahmad al-Sabah, që shteti i vogël i Gjirit të shndërrohej në investitor të madh të Siemensit.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.