“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm”! – ka shkruar dje Kryeministri Rama, ndërsa sot që në mëngjes ka nisur vizitën zyrtare në Prishtinë

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00, kështu ka shkruar dje në rrjetet sociale Tviter dhe Facebook. Ndërsa sot në ora 09.10 minuta Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në Prishtinë nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, me një ceremoni shtetërore të organizuar posaçërisht.
Vizita e Kryeministrit Rama me anëtarë të kabinetit të ri qeverisës sot në Kosovë është e para pas prezantimit të Programit Qeverisës dy ditë më parë në parlament.
Në orën 09:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas në orën 10;00- 10:45 vizita vijon me një takim dypalësh të delegacioneve të dy qeverive dhe në fund do të ketë një konferencë të përbashkët për median të të dy kryeministrave. Dhe së fundi Rama do t’i drejtohet Kuvendit me fjalën e rastit.
Pas Kosovës, Rama pritet të niset javën që vjen drejt Brukselit e më pas ai do të shkojë në SHBA.
Zh.
Add new comment