Mark Marku: PD ose duhet të vazhdojë me Berishën deri sa të shkrihet, ose duhet të shkëputet prej tij dhe të transformohet në një forcë të re

Ish-deputeti demokrat, Marku Marku, në një analizë për “Panoramën”, shprehet se bojkoti i fjalimit të Ramës nga ana e demokratëve më shumë ishte një bojkot ndaj Bashës, se sa ndaj kryeministrit të ri. Sipas Markut, kjo tregoi se kush e udhëheq realisht PD-në.
Në të vërtetë, bojkoti i Parlamentit ishte më shumë një sinjal i Berishës ndaj kryetarit të sapozgjedhur Basha, sesa ndaj Kryeministrit të sapogjedhur Rama. Me këtë akt Sali Berisha tregoi jo vetëm se kush ishte lideri i vërtetë i PD-së, por edhe se cila do të jetë natyra e ardhshme opozitare e PD-së. Dhe mënyra e të bërit opozitë duket se do të jetë krejt e kundërt nga ajo që pati deklaruar pak ditë më parë Lulzim Basha teksa deklaroi për shtypin se PD-ja do të ishte një forcë që do të bënte një opozitë të fortë, alternative, të mbështetur në fakte dhe argumente. Berisha bëri krejt të kundërtën”, shprehet Marku për “Panoramën”. Sipas tij, kjo lloj opozite është e vetmja që Berisha di të bëjë ai.
Marku e mbyll duke thënë se PD ose duhet të vazhdojë me Berishën deri sa të shkrihet, ose duhet të shkëputet prej tij dhe të shndërrohet në një forcë të re.
Zh.
Add new comment