PD, “skenar” për të penguar vizitën e Ramës të hënën në Bruksel?

Sipas Shqiptarja.com strategjia e PD-së sot në debatin për programin qeverisës është që... të pengojë Ramën të hënën të shkojë në Bruksel!! Rama duhet të shkojë atje si kreu i ri i qeverisë dhe pritet që të takojë krerët më të lartë të Parlamentit Europian, dhe jo vetëm. Ndaj demokratët do të përpiqen ta shtyjnë sa më shumë afatin e miratimit. PD nuk ka depozituar asnjë pyetje për programin, por, sipas burimeve brenda saj, të gjithë deputetët do flasin, madje duke shfrytëzuar kohën maksimale prej 20 minutash, me qëllim zgjatjen dhe shtyrjen e seancës.
Seanca e gjatë parlamentare që pritet të nisë sot në orën 10:00, e cila sipas burimeve brenda dy kampeve të mëdha politike do të përfundojë pas mesnate, dhe gjasat që të pengojë miratimin e qeverisë si dhe betimin e ministrave përpara presidentit duken gjithsesi të vogla.
k.c.
Add new comment