Përdhunimi në Delhi? Në Azi është “modë”: 1 në 10 burra ka përdhunuar një grua

4 autorët e përdhunimit në grup me pasojë vdekjen e një studenteje në Indi, janë dënuar me vdekje, sidomos pas protestave të shumta ndaj dhunës kundër grave në Indi. Por situata në vendet fqinje nuk është më e mirë, sipas një studimi të ri të revistës mjekësore Lancet Global Health. Më shumë se një në dhjetë meshkuj të anketuar në gjashtë vende aziatike tha se kishin përdhunuar një grua që nuk ishte partnerja e tyre -dhe kjo shifër u rrit në gati një në katër, kur në përdhunim konsideroheshin dhe ato ndaj bashkëshorteve a të dashurave. Për studimin, pjesë e një projekti të OKB-së, hulumtuesit anketuan më shumë se 10.000 burra të moshës 18-49 në Bangladesh, Kamboxhia, Kinë, Indonezi, Papua New Guinea dhe Sri Lankë. Burrat nuk janë pyetur (nga intervistues meshkuj) në lidhje me "përdhunimin", por, ata u pyetën nëse kishin "detyruar një grua të kryente marrëdhënie seksuale...". Rasti më i keq ishte Papua New Guinea, me 41%. Më shumë se një në shtatë përdhunuesit e kishin kryer përdhunimin e tyre të parë, kur ishin më të rinj se 15 vjeç sipas shifrave që i referohet The Economist. Më shumë se gjysma e kishin bërë para moshës 20. Vetëm 55% raportuan se ndjehen fajtorë; më pak se një e katërta kishte shkuar në burg.
k.c.
Comments
Edhe une ashtu kam bere, ah
Edhe une ashtu kam bere, ah moj shamikuqe ma more zemren...
Add new comment