Klosi: Berisha rivarros Hajdarin? “Palaçollëk… do që të fshehë gishtin e tij në këtë ngjarje”

Postuar në 14 Shtator, 2013 05:47

Në një prononcim për gazetën SOT, ish shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror në kohën kur u vra Azem Hajdari, z.Fatos Klosi, implikon vetë z. Berisha në këtë vrasje.

“Nëse do kishte fituar zgjedhjet e 23 Qershorit, a do të realizonte Sali Berisha ceremoninë për Azem Hajdarin?! Me këtë ceremoni, ai do të lërë përshtypje të mirë, pasi e vret ndërgjegjja. Berisha u mburr se do të rihapte çështjen e Azemit, por nuk e bëri. Ishin thjesht llafe për të na mbushur mendjen se nuk ka gisht në këtë punë. Ai do që të fshehë gishtin e tij në këtë ngjarje. Ai e përjashtoi Azemin nga forumet e PD. Ai e akuzoi dhe e sulmoi”, u shpreh Klosi. Ashtu si edhe më herët, Klosi deklaron se Berisha edhe gjatë këtyre 8 viteve është përpjekur që të shmangë çështjen e Azem Hajdarit dhe dosja e tij mos të hapet asnjëherë. “Berisha është përpjekur të errësojë pozicionin e tij në vrasjen e Azem Hajdarit. Ky është një palaçollëk nga ana e tij”, tha Klosi.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Akoma me Berishen? Cfare njerezish pa personalitet...! Berisha e mbylli! Mire, keq (keq me shume), e mbylli. Ju e doni me zor gogol per sorrat e kuqe. Ne kete bote jo cdo gje vertitet si ua do qejfi shokeve te Birose..., ndaj beni dicka tuajen, ne te mire te shoqerise, larg sindromes moniste&nbsp;per armikun e kllases!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.