Vota e 83-të... Pse mungoi Vangjel Dule në votimin e qeverisë?

Postuar në 16 Shtator, 2013 03:11

Mungesa e z. Vangjel Dule në votimin e qeverisë në Kuvend ka shtuar spekullimet në rrethet e gazetarëve, madje disa media raportuan se z.Dule ka bojkotuar votimin e qeverisë. (Arsyet? Me siguri të njëjtat me ato të shumë aleatëve të vegjël).

Megjithatë, Zyra e Shtypit e PBDNJ është kujdesur që të shpërndajë një deklaratë për media, ku sqaron arsye e mospjesëmarrjes së kryetarit Vangjel dule në seancën e djeshme.

 “Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk mori pjese sot, date 15.09.2013 ne votim, per shkak se ndodhet jashte vendit ne Konference Nderkombetare ne Gjeneve te Zvicres. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut sic u shpreh edhe Z. Dule ne diskutimin e tij te djeshem per programin e qeverise eshte pro kabinetit qeveritar dhe programit te tij” – thuhet në deklaratë.

k.c.

Comments

Submitted by Trojani (not verified) on

<p>Gjithe bota e di kush e &nbsp;shpiku kalin e Trojes....Le ta linte votimin e tij me shkrim dhe firme noteriale....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.