Një gjest për tu admiruar! Taylor Swift paguan shkollën e fanses së saj

Postuar në 14 Janar, 2015 12:29

Këngëtarja Taylor Swift njihet si një nga personat me zemrën më të madhe ne botën e show biz, dhe këtë e ka vërtetuar sërish. Krijuesja e hitit ‘Blank Space’ i ka dërguar fanses së saj një cek prej 1989 dollarësh në mënyrë që ajo të paguaje shkollën. Ky veprim e ka lumturuar pafund vajzën e quajtur Rebekah Bortniker, e cila menjëherë realizoi një video falenderuese për Taylor për ta postuar më pas në rrjetet sociale.

 

Arsyeja përse Taylor i ka dërguar pikërisht shumën 1989 është sepse kështu titullohet dhe albumi më i fundit, që njëkohësish është i preferuari i Rebekah. Pavarësisht zemërgjerësisë nga ana e Taylor, duhet të themi se edhe vajza në fjalë i meritonte. Këngët e Taylor ajo i ka dëgjuar më shumë se 250 mijë here.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.