Abetarja më e vjetër shqip... e gjetur në Prizren më 1900!

Postuar në 16 Shtator, 2013 08:29

Në ditën e parë të shkollës mediat kanë sjellë informacionin mbi abetaren më të vjetër që ne zotërojmë, të paktën 123 vjeçare.

E njohur si Abetarja e Zymit, ajo ka 80 faqe, 33 germa e tinguj, duke e bërë abc-në më të vjetër që ne ruajmë sot. Abetarja i përket gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, është e realizuar me germa latine dhe në një material shpjegues që shoqëron këtë abetare të shaptilografuar, zbulohet se ajo i është dhuruar Lumo Skendos nga profesor Luigj Shala, i cili e gjeti në Prizren në 20 maj të vitit 1900. Por çfare rëndësie ka kjo abetare e vjetër? Sipas specialisteve, në rrethanat e sundimit osman, ky tekst ka vlerë si një ndër abetaret e para të shqipes në Kosovë. Paralelisht me këtë dokument të hershëm, sipas Vizion Plus, në Arkivin e shtetit ruhen edhe dhjetëra abetare të tjera të përgatitura enkas per mësonjëtoret e para. Një e tillë është dhe ajo që mban parathënien e Naim Frasherit, apo një tjetër, e Lef Nosit, e shtypur në Manastir, në vitin 1911, tre vjet pas Kongresit që u zhvillua në këtë qytet, e që përcaktoi alfabetin e gjuhës shqipe.

Shumë nga portalet që e përcollën nuk morën as mundimin të vinin "ë" dhe "ç" brenda shkrimit. 

k.c.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Ka abetare edhe me te vjetra se kjo, por ato jane me germa arabe dhe jo germat e Bibles sikur kjo.</p>

Submitted by njêni pra... (not verified) on

<p>...tuj pas parasyesh që Bibla âsht e shkrueme (sipas..., sipas..., sipas...,) ka ma sens që shkrimet të jenë ba në gjuhën që zhvilluen dhe çuen përpara shencat që na studjojm sot: kimia, algjebra, gjeometria, etj. Latinët e lasht me kulturen e tyne të padiskutueshme i përqafuan dhe i sollen në gjuhën e tyne (germat latine), shumë ma përpara se të shkruhej Bibla me alfabetin e gjuhës Aramaike (jo latine).<br />Mos e lên të cekët arsyetimn dhe hiqe perden kur mendon!!!</p>

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Po nejse, i harruan ëtë dhe çëtë për të kremtuar sadopak frymën e abetares së Zymit, e cila kishte vetëm 33 gërma. Po vras mendjen se cilën gërmë tjetër kanë lënë jashtë. Në këtë rast u falet. Ose jo.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.