Shënim: Ergysi, UÇK-ja dhe disa grekë të lodhur dhe dritëshkurtër

Postuar në 17 Shtator, 2013 12:47

Publikimi i një fotoje në facebook me bluzën ku duket qartë logoja e UÇK-së, ja ka komplikuar seriozisht jetën futbollistit të Paok-ut të Selanikut dhe kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe. Ekipi e pezulloi nga aktiviteti sportive dhe një komision disiplinor u mblodh enkas për këtë rast që shkaktoi reagime të forta në gjithë Greqinë. Po përse këto reagime? Mendja ta do që lidhja bëhet me UÇK-në si “organizatë terroriste”, (paçka se partitë e dala nga ushtria çlirimtare janë në pushtet në Kosovë dhe dialoguese me Athinen zyrtare), dhe sidomos me ofendimin e vëllezërve ortodoksë serbë. Kaçe është detyruar të kërkojë falje për gjestin (foton e hodhi një shok I tij në fb, jo ai vetë) dhe deklaroi se “Paok më ka ndihmuar jashtë mase, më ka ndryshuar jetën mua dhe familjes dhe nuk dua që për shkakun tim të komentohet negativisht”. Dhe më tej,

ka deklaruar se nuk e dinte se çfarë ishte UÇK-ja. “Bluzën e vesha sepse pashë që ishte flamuri shqiptar dhe nuk më shkoi në mendje se do të shkaktonte këtë reagim në Greqi. Po ta dija nuk do ta vishja, pasi këtu jetoj, këtu jam rritur, këtu shkova në shkollë dhe këtu është atdheu im i dytë”, ka thënë futbollisti.

Këto tërheqje të djalit të shkretë, padyshim të detyruara dhe të instruktuara, megjithatë duket qartë se nuk shkuan deri tek prekja e flamurit të atdheut të tij, pasi në të kundërt në Greqi do kishte edhe një lloj tjetër reagimi, ai i shqiptarëve. Por le të mbetemi tek vëllazëria serbe. Publiku grek e di fare mirë se një grupim vullnetarësh të armatosur grekë që sot më së shumti militojnë tek Agimi i Artë, kanë marrë pjesë dhe janë shquar në masakrën famëkeqe të Srebrenicës. E pohon këtë dhe gazetari e publicisti i njohur Takis Mihas. Por nuk është ndjerë ndonjëri për këtë fakt tashmë të vjetër dhe të stërnjohur. Disa pjesë të publikut dhe opinionit grek i shqetëson më shumë një logo ushtrie që ka mbrojtur atdheun e vet.

a.k

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

Ai ka bere mire qe ka kerkuar falje. Mundesisht Greqia ta shpall person non grata. Po sikur nje lojtar Grek ne Shqiperi te kishte nje harte ku perfshihej edhe Epiri i Veriut?  C'fare do te bente Koqo Danaj me Kompani dhe faqezi?

Submitted by Anonim (not verified) on

{{{Djali i shkrete....

Sa te poshter keta greket..! Ne vend qe ti kerkonin te gjithe futbollisteve te PAOK-ut te vishin bluza me UCK apo edhe UCC e kane detyruar te shkretin te kerkoje falje..

Agimi i Artë, serbet dhe njeriu i tyre SALI BERISHA(para disa muajsh do shkruaja EDI RAMA) jane armiqte  me te rrezikshem te vendit tone..}}}

Rrini ore te mjere, mos provokoni pa logjike palen greke dhe mos manipuloni lexuesin..! Te pakten bejeni per te miren e atyre shqiptareve qe jetojne atje dhe mbajne familjet e veta ne Shqiperi, ne kete vend ku nuk mbijetohet po te jesh i ndershem sic thote zoti Lubonja.. Me vone mund te vuajme fort pasojat qe e kruajme kur nuk eshte e nevojshme..

Submitted by Anonim (not verified) on

Titi, ti qenke e cmendur fare. Po si mund te krahasosh UCK-ne dhe luften e saj per clirimin e Kosoves - e cila gjithnje ka qne shqiptare-  me apetitet e mbrpashta greke mbi Epirin Evriore, i cili kurre nuk ka qene grek. Vec kesaj, a nuk te duket ty qe eshte pune krejtesisht personale se cfare vesh dikush ne shtepine e tij. Fundja, Kace nuk ka apeluar per rrezimin e sistemit grek, por vetem ka shfaqur ndjenjat per bashkekombes, te cilat, per shkak te dikujt si ti tani  i duhet t'i  "risktrukturoje". Turp te kesh.

Submitted by Junik (not verified) on

"Paok"-ku ta dryshoje edhe nje here jeten mor Z.Kace.

te vjen neveri kur shikon keto lloj skenash, skenare qe te kallin daten mu ne mes te viti 2013, njesoj si para 100 vjetesh. Ateher greket ishin shume me "njerezor" mernin jeten e shqiptareve ne emer te vorio-epirit. Sot shqiptarit te shkrete pa shtet, kulture, sport, art, shkence etj i mer edhe dinjitetin dhe  per nje shqiptare te mire do ishte me e udhes ti merje jeten se dinjitetin.

Nje shoqeri e tere qe mbeshtetet tek kotheret qe i japin fqinjet jugore, me pune skllaveruese me dinjitet te neperkembur me prishje te sistemit kompjuterik ne pikat kufitare etj pacavra si keto.

Submitted by Titi (not verified) on

Turp te keni ju qe beheni trime me disa fotografi pacavuresh brenda faqeve te murit dhe kur dilni jashte beheni me greke se greku. Kete bukeshkalin po e ushqeni profesioni ne Greqi dhe jo ne Shqiperi. Sa per UCK-a kucka keto nuk i interesojne asnje shqiptari qe mendon si njeri i lire per te ndertuar rrugen e paqte per vete dhe brezat qe vijne. Shtepia behet atje ku ze vend dhe te jepet mundesia por ketij bukeshkali i duhen vene thembrat nga ka gishtat dhe ta shohi pastaj UCK-en e po s'i pelqeu te shkoj ne Siri e ti bashkohet te tjereve.

Submitted by raimondi (not verified) on

Nuk jane disa greke diteshkurter --Ashtu jane te gjithe greket _-Une i kam ketu ne zyre tani  (USA) dhe po diskutojne per problemin e Kaces ,te perkrahur  edhe nga shqipot qe bejne politIken e grekut.                Nuk e kuptoj , ju neper gazeta akoma nuk e njifni natyren antishqiptare te grekut......??__________tE GJITHE GREKET PA PERJASHTIM JANE ANTISHQIPTARE ___Kace eshte ne pozite shume te veshtire, s eketa jane race shume e keqe ....-jANE NJEREZ JASHTEZAKONISHT TE FELLIQUR, shto pastaj qe ju shtohen edhe keta shqipot spiune .....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.