Sa fiton në muaj karteli i naftës vetëm nga mosreflektimi në Shqipëri i lëvizjeve në tregun ndërkombëtar?

E perditshmja DITA ka bere nje llogari sa fiton karteli i naftes ne muaj duke abuzuar dhe vjedhur qytetarin drejtperdrejt ne pikat e karburanteve. Denoncimi i kohëve të fundit i vjedhjes me peshën tek pikat e karburantit me pakicë tregoi majën e ajsbergut të një prej karteleve në ekonominë shqiptare. Pse nëse vjedhja në peshë shkon në disa dhjetëra gramë për litër, vjedhja me çmimin shkon 200-300 lekë për litër - shkruan gazetarja e ekonomise Edlira Shehu dhe e shpjegon kete shifer, duke analizuar mosreflektimin e levizjeve te cmimit nderkombetar te naftes. ne pikeshitjet shqiptare. Dhe hesapi del vertet shokues:
"Nëse abuzimi (me çmimin ndërkombëtar) llogaritet dyqind lekë të vjetra për litër në ditë dhe marrim një mesatare prej pesë litrash në ditë që konsumojnë dhe blejnë (ose dy milionë litra në nivel vendi) qytetaret tanë, atëherë vjedhja është pesëqind milionë lekë të vjetra në ditë. Ose rreth 360 mijë euro në ditë. Që bëjnë rreth 12 milionë euro në muaj ose 360 milionë euro në vit! Kjo është vjedhja më e madhe dhe e përbindshme që i bëhet ekonomisë së këtij vendi, fuqisë blerëse të qytetarëve tanë. Qeveria në ikje ka bërë sehir. Gjatë 8 viteve të fundit, nafta është ulur të paktën 15 herë ne tregjet ndërkombëtare dhe po aq herë konsumatori shqiptar është abuzuar e vjedhur. Askush nuk e ndalon këtë lojë. Tani qeveria e re mund ta bëjë këtë - shkruan Shehu. a.n.
Comments
Pash zotin se kjo maqina
<p>Pash zotin se kjo maqina llogaritse imja nuk puno - sa bojn 12 Million ne muaj x 12 Muaj ne vit = 360 Milion ? </p><p>A keni redaktore letrare ju te Respublica's? </p><p>Do ishte mire te kishit sepse dhe xhaxhi Edvini ka thene qe duhet te keni ....</p><p> </p>
Add new comment