Vetëm 21 janarin, zgjedhjet dhe vetflijimin e Lirak Bejkos - thotë Bashkim Shehu duke folur për rrallimin e leximit të shtypit shqiptar

Bashkim Shehu ka dhene nje interviste per Skender Minxhozin ne JAVA, ku nder te tjera pyetet: Si përthyhet tek një intelektual që jeton prej shumë vitesh larg, pazari politik që konsumohet në Tiranën e largët?
Dhe pergjigjet: Vërtet, atdheu im është Shqipëria, po duhet të them njëkohësisht se tashmë si qytetar ndihem më i lidhur me vendin ku jetoj prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh. Orientohem gjithsesi më lehtë në zhvillimet e këtushme, ndërsa ngjarjet politike në Shqipëri i përjetoj si përherë e më të largëta, sado që e kam shqetësimin për sa ndodh në Shqipëri. Vitet e para të mërgimit, bashkëpunoja kur e kur me shtypin e Tiranës duke shkruar artikuj opinioni. Me kalimin e kohës, kjo u bë e pamundur, sepse largësia ka bërë që politikën shqiptare ta kuptoj përherë e më pak. Dhe aq më pak atë që ju quani pazar politik. Jam përpjekur t’i ndjek ngjarjet nëpërmjet versioneve online të gazetave, po gjuhën e politikës shqiptare gazetat s’ma përkthejnë dot. Është një përkthim që kërkon biseda të gjata me njerëzit dhe ripërtypje të ngadaltë mendore të këtyre bisedave. Kjo është edhe një nga arsyet pse e kam rralluar shumë leximin e shtypit të Tiranës, duke e kufizuar në ngjarje veçanërisht të rëndësishme, si 21 janari, ose zgjedhjet, ose greva e urisë e ish-të burgosurve politikë, me vetëflijimin e Lirak Bejkos.
Add new comment